Tragjike në Devoll/ 2-vjeçari dërgohet pa shenja jete në spital, dyshohet se…

Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e sotme në Devoll.
Raportohet se një 2 vjeçar nga fshati Sul është dërguar në spital pa shenja jete.
Policia informon se dyshohet se i mituri ka konsumuar aksidentalisht raki nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë.
“Paraditen e sotme, në spitalin e Bilishtit, ka mbërritur i pajetë një i mitur 2-vjeçar, nga fshati Sul, Devoll. Nga të dhënat e para dhe deklarimet e stafit mjekësor, dyshohet se fëmija ka humbur jetën pasi ka konsumuar aksidentalisht një sasi pije alkoolike (raki), nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë“, raporton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.