“Turp që u përfaqësuam në mënyrën më të shëmtuar…”, Diana Ziu: Nuk është turp për Ronelën, por për Shqipërinë

Kompozitorja Diana Ziu, thotë se Shqipëria u përfaqësua në mënyrën më të shëmtuar estetikisht në Eurovision.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Ziu u tregua kritike, teksa shtoi se përpjekja duhet bërë për rregullimin e institucionit, “RTSH”-së.

“Ta fillojmë te kënga. Unë kam mendim që pa e evidentuar kaq shumë si Ronela, ose atë që ndodhi me këngëtaren si vajzë dhe artiste, të dalim se si filloi kjo gjë. Çfarë është prodhuar? Kush e çoi atje? Ka shumë pikëpyetje që sollën dështimin.

Diçka që është e bukur flet vetë. Diçka e kompletuar flet vetë.

Askush nuk e ka me këngëtaren dhe tekstin, por në tërësi, ambienti, artistë, kanë dhënë një mendim jo pozitiv për tekstin, për paraqitjen, për elementet dhe komponentët që e bëjne të tërën këtë këngë.

Nuk them se është turp për këngëtaren, por është turp që përfaqësuam vendin në mënyrën më të shëmtuar estetikisht”, tha Ziu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT