“Unaza” përfundoi në Lanë/ Një tjetër autobus aksidentohet në Tiranë (Foto)

Pas autobusit të Unazës një tjetër urban është përplasur ditën e sotme në Tiranë.

Autobusi i linjës Qyteti Studenti është përplasur në stacionin ku presin qytetarët te Fakulteti i Shkencave të Natyrës, ndërsa ishte duke mbërritur për në stacion. Nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa nuk dihet nëse në momentin e përplasjes kishte pasagjerë në autobus, apo persona që prisnin në stacion.

Më herët autobusi i linjës së “Unazës” u përfshi në një aksident me një autoveturë, duke përfunduar në lumin Lanë, fatmirësisht pa të lënduar rëndë ose viktima. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

“Unaza” përfundoi në Lanë/ Një tjetër

“Unaza” përfundoi në Lanë/ Një tjetër

Back to top button
LAJMET E FUNDIT