Vangjeli: Janë paguar deri në 300 mijë euro për një vend në listën e Bashës! Këlliçi e pranon: Shumë deputetë kanë paguar për mandatin

Analisti Lorenc Vangjeli tha të hënën për ‘Kontrast’ në Report TV se për zgjedhjet 25 prillit janë paguar shifra marramendëse për të hyrë në listat e Lulzim Bashës. Vangjeli tha se jo vetëm për të qenë në krye të listës, por edhe për vendet e pasigurta të saj janë ofruar para në të kamufluara si donacione për zhvillimin e fushatës. Ai shtoi se kjo shifër arrin deri në 300 mijë euro.
“Edhe në katet e fundit të listës është paguar. Si ndihmë apo kontribut për të përballuar shpenzimet e fushatës dhe kjo kërkon transparencë dhe kjo hipokrizi duhet çmontuar.
A t’ju them një shifër? 300 mijë euro thonë ata që e kanë blerë. Janë paguar para që nuk justifikojnë vetën për angazhimin në fushatë. Qoftë edhe fushata për kryetarin e Partisë Demokratike, ka pasur shumë më tepër shpenzime se sa janë deklaruar.
Nëse duam ta shpjegojmë politikën me instrumente politike gabojmë. Një pjesë e 34 deputetëve që nuk kanë vajtur në Kuvendin e 30 prillit kanë pasur shtysë financiare që nuk ishin aty” – tha Lorenc Vangjeli.
Këtë fakt e pohoi edhe deputeti Këlliçi, i cili tha se kanë të dhëna të tilla. Këlliçi citoi tre paragrafe të rezolutës së Kuvendit të PD-së që adresojnë këtë shqetësim dhe tha se besonte se një gjë e tillë nuk do të përsëritej më
Analisti u ndal edhe tek djegia e mandateve nga PD dhe LSI, duke u shprehur se: “Djegia e mandateve nuk ishte presion ndaj Edi Ramës, por shantazh ndaj amerikanëve duke i kërcenuar ata me destabilizim të vendit./m.j