Vangjeli: Politika është bërë e shtrenjtë, ja sa para janë paguar për t’u futur në lista

Analisti Lorenc Vangjeli, ka bërë një deklaratë të fortë në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ndërsa ka analizuar politikën në Shqipëri.
Ai tha se politika shqiptare është shumë e shtrenjtë, duke theksuar se në Shqipëri, janë paguar para për tu futur në lista.
Pjesë nga diskutimi:
Vangjeli: Lulzim Basha ka marrë para për të futur njerëz në lista për deputetë. Po ju them që në një fushatë që u bë kohë më parë ka paguar bustimet deri në 30 mijë euro. Ka paguar në një fushatë nja 250 mijë euro. Endri edhe ti e njeh.
Xhafo: Ku ndodhet sot, në cilin krahë të politikës?