VIDEO/ Ish-ministri i Mbrojtjes: Si Berisha mbante grup të armatosur, ja pse oficeri im kërkonte ta vriste!

Në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga ishte i ftuar ish-ministri i Mbrojtjes në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, Shaqir Vukaj, për të na rikthyer pas në kohë në ngjarjet e 26 majit të vitit 1996 dhe ato që pasuan.
Ai tregoi se edhe pse në kah të kundërt politik kishte pasur një marrëdhënia shumë të mirë me Shaban Meminë dhe ai e kishte çuar të takonte grupin e armatosur që mbante feshtas pas vetes. Vukaj tregoi edhe se një oficer i tij ëkrkonte ta vriste Meminë sepse frikësohej për dhjaline porsa lindur dhe fatin që do të kishte nëse atë e përjashtonin nga Akademia Ushtarake.
“Unë më Shaban Meminë kam pasur marrëdhënie shumë të mira edhe pse deputet të partive të ndryshme. Shaban Memia ëhstë ideologu i këtyre trupave që thirreshin. Sa vinin në Tiranë i sillnin në Akademinë Ushtarake sepse ishte bosh, ushtarakët i kishin nisur në Burrel e një pjesë nëëpr shtëpi. Memia kërkoi të më takojë dhe më tha se një oficer i imi kërkonte ta vriste. I thashë me shaka të mos shqetësohej se do e zgjidhja unë atë punë. E pyeta nëse ishte e vërtetë se kishte një grupim të armatosur në rrethet e Tiranës dhe më tha që po, e pranoi. Më çoi të nesërmen t’i takoja, ishin të gjithë veriorë. Kur shkova ishin në një lokal të armatosur dhe mbi tavolinë ishte një shishe raki. Piva dhe u ngrita shëndetin, më panë të habitur. U thashe se jemi të gjithë Shqiptarë dhe nuk ka lezet të vritemi me njeri-tjetrin dhe më kuptuan. Nuk kisha frikë por i besova edhe Shabanit, jemi malësorë e nuk do më priste në besë. Më pas u shpërndanë”, u shpreh Vukaj./M.K/dritare.net