VIDEO/ Shikoni momentin kur droni ukrainas shkatërron anijen ruse

Në rrjet po qarkullon një video e cila tregon momentin kur një dron ukrainas ka shkatërruar një varkë patrullimi ruse në Detin e Zi.
Videoja e regjistruar nga droni Bayraktar lart mbi ishullin e gjarpërinjve mëngjesin e së hënës, tregon momentin kur shkatërrohet anila sulmuese Raptor.
“Kjo është një nga dy anijet ruse të patrullimit të shkatërruara këtë mëngjes”, tha marina ukrainase.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Valeriy Zaluzhniy përmes një postimi në “Facebook”, tha se dy varka ruse u shkatërruan mëngjesin e sotëm.
“Dy varka ruse të klasës Raptor u shkatërruan në agimin e sotëm pranë ishullit Zmiinyi (Gjarpri)”, shkruan ai.