VIDEO+FOTO/ “Avioni i Kijametit” i Putinit shihet duke fluturuar në Moskë, rishfaqet pas 12 vitesh në qiell

Avioni special i Vladimir Putinit ‘Doomsday’ është parë duke fluturuar rreth Moskës ditët e fundit. Një video e postuar në media tregon momentin e fluturimit të avionit, raporton DailyMail.
Zyrtarët rusë kanë këmbëngulur se avioni do të shfaqet në paradën vjetore të Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq dhe është i përfshirë në ‘prova’ për shfaqjen.
Avioni gjigant i epokës sovjetike , pa dritare përveç kabinës dhe i njohur si “Kremlini Fluturues” nuk është parë në një përkujtimore të Ditës së Fitores duke shënuar humbjen e Hitlerit dhe fundin e Luftës së Dytë Botërore që nga viti 2010.