Votimi për Srebrenicën / Baton Haxhiu: Deputetët duhet të kishin ikur fare nga salla!

Analisti Baton Haxhiu tha se deputetët shqiptarë duhej të ishin larguar nga salla dhe të mos votonin sot propozimin e Partisë Demokratike lidhur me masakrën e Srebrenicës. Në studion e “Opinion”, Haxhiu shtoi se nuk i pëlqen pamja e deputetëve me kartonat e kuq dhe se i trembej këtij imazhi.

“Sot Taulant Balla, të gjithë deputetët u është dashtë me u largu nga parlamenti, dhe të thoshte: Rezolutën do ta bëjmë ne më këtë datë. Kjo pamje nuk më pëlqen. Berisha është non grata dhe është i keq në qëllime. Dhe ti duhet të jesh i përgatitur.

Unë frigohem në imazh. Kjo fotografi mbetet. Unë e kam hallin e shtetit shqiptar. Derisa t’u shpjegojmë njerëzve se ky është momenti me Sali Berishën…Fotografia mbetet”, tha Haxhiu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT