Zelensky i hap rrugë paqes me heqjen dorë përfundimisht nga Krimeja: Të rikthehet situata si më 23 shkurt

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të japin edhe 150 milion dollarë të tjera për të mbështetur ushtarakisht Ukrainën, e cila prej gati 2 muajsh po përjeton ferri, si pasojë e sulmeve të Rusisë të cilat nuk po ndalen. Njoftimi është bërë nga vetë presidenti amerikan Joe Biden.
Presidenti Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë me dije se është i gatshëm që të ulet në bisedime me Moskën, nëse kjo e fundit do të ndalonte luftën, duke u kthyer pas ne 23 shkurti, një ditë para se të niste luftën. Zelensky tha se e quan veten lideri i “Ukrainës, jo një mini-Ukrainës”, duke mos përmendur Krimenë, të aneksuar nga Rusia në 2014.
“Për të ndalur luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, hapi duhet të jetë rikthimi i situatës që nga 23 shkurti. Unë u zgjodha nga populli i Ukrainës si president i Ukrainës, jo si president i një mini Ukrainës. Kjo është një pikë shumë e rëndësishme,” shtoi ai.
Zelensky bëri thirrje për rifillimin e dialogut diplomatik midis Rusisë dhe Ukrainës.
“Pavarësisht faktit se ata shkatërruan të gjitha urat tona, unë mendoj se jo të gjitha urat janë shkatërruar ende, në mënyrë figurative,” tha ai.
Rusia aktualisht po lufton për të marrë kontrollin e plotë të qytetit të Mariupol. Marrja përfundimisht e Mariupolit do të ishte arritja më e madhe e Rusisë në dy muajt e luftës dhe do t’i jepte Presidentit të Rusisë Vladimir Putin diçka për të festuar në 9 maj, që është Dita e Fitores në Rusi – ditën kur vendi shënon fitoren e sovjetikwve ndaj nazistëve në Luftën e Dytë Botërore.
Nga ana tjetër, Kremlini drejtohet nga Polonia, duke e konsideruar si një kërcënim, pasi pretendon se është një nga anëtarët më të vendosur të NATO-s për sanksione të ashpra dhe furnizime me armë për Kievin”.