Zelensky thirrje ushtarëve rusë: Më mirë të mbijetoni në Rusi, se sa të vdisni nën “diellin ukrainas”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë një tjetër apel për tërheqje ushtrisë ruse, teksa forcat e Putinit janë përqëndruar në lindje.

Në fjalimin e tij të natës me video të shtunën në mbrëmje, ai tha se rusët “po mbledhin forca shtesë për sulme të reja atje”, por ai kishte një mesazh sfidues të cilin ua drejtoi drejtpërdrejt ushtarëve rusë.

“Është më mirë për ju të mbijetoni në Rusi sesa të vdisni në tokën tonë, nën diellin ukrainas” tha ai. “Ne e dimë se komanda ruse po përgatitet për humbje të tjera,  të mëdha. Në ato njësi, personeli i të cilave u dobësua në muajin mars-prill, po rekrutohen njerëz të rinj me pak motivim, me pak përvojë luftarake. Çdo ushtar rus mund të shpëtojë jetën e tij!”-tha ai.

Zelensky shtoi ndër të tjera se Ukraina po bënte “gjithçka” për të siguruar kryerjen e një misioni për të evakuuar qindra civilë dhe luftëtarë të bllokuar nga qyteti jugor i Mariupolit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT