Zonja “e hekurt” e dosjeve “të rënda”/ Pse Imeraj zgjodhi një avokat të huaj: Ma sugjeruan, ishte falas

E ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Breaking’ në Top News ka qenë ish-kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj.
Imeraj ka ndarë me gazetaren Elisa Gjerani të gjitha përjetimet e saj nga vendimi i KPA e deri tek familja dhe fëmijët.
Teksa ka kometuar vendimin ish-kryeprokurorja ka treguar se nëse do të duam ti hyjmë një analize dashakeqëse patjetër që tek gjithësecili do të gjejmë mangësi.
“Nëse duam të hyjmë në analizë me dashakeqësi çdo njeri e gjejmë në gabime, të cilat mund t’i kushtojnë. Por a është kjo propocionale me pasojnë e ardhura dhe me faktin që një prokuror i tillë a i duhet vendit apo jo? Kjo është pyetja”– tha Imeraj.
E pyetur se pse ka zgjedhur një avokat të huaj dhe sa ka kushtuar ai, Imeraj është treguar e drejtëpërdrejtë.
“Unë jam anëtare e një ndër organizatave të rendësishme që lidhjet me të drejtat e njeriut dhe duke iu treguar procesin e rivlerësimit tim, ishte inciativë e tyre të cilët më sugjeruar dhe më gjetën avokatin.
Në momëentin e propozimit për ta ishte një qasje e rëndësishme për të parë dhe patur një informacion jo vetëm nga fjalët e mia por edhe nga një aspekt subjektiv meqë ky është një proces i cili është duke ndodhur në vendin tonë. Avokati gjithmonë ka qenë falas.”- tha Imeraj.