“1200 vizitorë britanikë mbërrijnë në Shqipëri”, Rama: Mijëra të tjerë pritet të vijnë në javët e para të qershorit

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se 1200 vizitorë britanikë kanë mbërritur përmes portit të Himarës.

Teksa poston foto nga mbërritja e tyre në Shqipëri, Rama shkruan se pritet që të vijnë dhe 5000 turistë të tjerë që do të vizitojnë bregdetin  tonë javët e para të qershorit.

“Sezoni Turistik🇦🇱🌊☀️ 🛳️1200 vizitorë britanikë kanë mbërritur përmes portit të Himarës. Në ditët në vijim do të presim edhe 5000 turistë të tjerë që do të vizitojnë bregdetin tonë në javët e para të qershorit😍 #TëBashkuarJoTëNdarë🫶” shkruan Rama në postimin e tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT