20 kg kokainë në Itali/ Do të verifikohet çdo lëvizje e Agim Kajmakut. Pasuria e ish-kryebashkiakut ‘në sitë’

Policia italiane e shqiptare, kanë nisur verifikimet ndaj Agim Kajmakut, i cili u kap në vendin fqinj me 20 kg kokainë. Autoritetet do të hetojnë çdo lëvizje te tij drejt Italisë dhe transportet e kryera. Nga informacionet e antidrogës italiane dyshimet se kryente këtë trafik ishin prej 6 muaj dhe e kanë pasur në hetim. Kamioni ka kaluar nga Porti i Durrësit dhe aty rezulton se gjate kontrollit ai mund të jetë favorizuara.

Hetime janë shtrire tek dogana e policisë kufitare për të parë në qoftë se janë kryer procedurat standarde kontrolli me qen antidroge dhe skaner. Ndërkohe në sitë sipas policisë së shtetit pritet të kalojnë edhe pasuritë e Agim Kajmakut dhe origjina e tyre. Pak dite më parë janë sjellë në Shqipëri edhe aktet e procedimit penal te cilat i janë vënë në dispozicion INTERPOL Tirana. Gjykata italiane ka caktuar ndaj Kajmakut masën e sigurisë arrest në qeli.

Kajmaku dyshohet se përmes biznesit të tij të transportit të luleve bënte transport droge nga Italia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Itali. 20 kg e kapur së fundmi dyshohet se është sjellë nga Shqipëria. Hetimet janë të shtrira nqs e transport i ndërsjellët kokainë e pastër që përpunohet këtu e shkon serish jashtë apo ka një bazë droge në Shqipëri për ta shpërndarë në Itali e tregun e Bashkimit Evropian.

Agim Kajmaku kur u arrestua nga policia italiane për trafik droge me 20 kg kokainë në zonën e San Benedetto del Tronto. Bashkë me të ka qenë edhe nipi i tij. Agim Kajmaku u zgjodh në krye të Bashkisë Vorë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, por u denoncua nga PD se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash dhe se kjo nuk ishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Fillimisht kjo u mohua prej tij, por më pas u vërtetua nga prokuroria e Tiranës përmes një letërporosie dërguar autoriteteve greke se ai ishte në kërkim në 2003 për falsifikim të kartëmonedhave dhe nuk ishte arrestuar pasi kishte ikur në Shqipëria.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT