6 plumba pas shpine në mes të Brukselit/ Kush është Erion Hasanbelliu, një jetë mes vrasjeve

Erion Hasanbelliu është plagosur me armë në Bruksel të Belgjikës, i njohur ndryshe si Mikel Rakipllari.

Mbrëmjen e shkuar mediat belge bënin me dije se ishte bërë atentat ndaj një personi, i cili kishte mbetur i plagosur. Policia belge ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim.

Hasanbelliu është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi dyshohet të ketë qenë pjesë në disa vrasje.

Erion Hasanbelliu dyshohet se ka qenë shofer në ngjarjen kur ju bë atentat biznesmenit Sokol Çapjas, gjithashtu ka dyshime të forta se ai ka qenë pjesë në ekzekutimin e Bledar Muçës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT