A ka krisje me Metën? Berisha flet për zgjedhjen e Presidentit të ri: Të vetmen qejfmbetje që kam është…

Ish kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se zgjedhja e Presidentit të ri të vendit, nuk ka shkaktuar krisje mes tij dhe Ilir Metës.

Por ajo la lënë një “qejfmbetje” tek Berisha, i cili tha se nëse Meta do e kishte shtyrë për në raundin e pestë, shanset për dështim sipas tij nuk ishin të vogla.

Pyetje: Presidenti Ilir Meta tha që nuk ka krisje me ju po ju keni krisje me të?

Sali Berisha: Jo, jo, asnjë asnjë të vetme. Të vetmen qejf mbetje që kam do doja të kishte shtyrë në raundin e pestë zgjedhjen e Presidentit dhe shanset për një dështim të raundit të pestë nuk ishin të vogla.

Pyetje: A do shkoni në Gjykatën Kushtetuese për procedurën e përzgjedhjes së presidentit Meta, ju ftoi dje ta sfidoni në gjykatë?

Sali Berisha: Unë jam shumë i kursyer në atë drejtim, e vërteta është që Kushtetua në gërmë nuk njeh kufizim, por gërma është gërmë nuk ka kufizime, je jashtë apo brenda si kushtetutë, si frymë pastaj ka diskutim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT