Alarm në burgjet e sigurisë së lartë në vend/ Të burgosurit kthejnë televizorin në telefon, ja si u zbuluan

Policia e shteti ka zhvilluar ditën e djeshme një aksion në burgjet e sigurisë së lartë në vend për gjetjen e sendeve të paligjshme pas informacioneve të marra.
Mësohet se gjatë kontrolleve janë zbuluar në dy qeli, përkatësisht në burgun e Peqinit dhe të Burrelit dy pajisje që dyshohet se përdoreshin për komunikim. Të burgosurit kishin përshtatur televizorët me dekoder për të bërë telefonata nga qelia.
Pas aksionit të ndërmarrë pajisjet janë sekuestruar nga policia.