ALARMANTE situata në Astir! Një grua bllokohet brenda në shtëpi: Jam me fëmijë, s’marrim dot frymë

Zjarri në pallatin në Astir po merr përmasa të frikshme. Qindra qytetarë po raportojnë situatën alarmante pranë pallatit që digjet.

Ndërkohë një grua ka arritur të filmojë edhe disa çaste nga brenda shtëpisê ku ajo ndodhet bashkë me fëmijët e vegjël.

Nga raportimet e deritanishme bêhet e ditur se kanë ndodhur dy shpërthime por në videot e mbërritura në redaksinë tonë dëgjohen dhe shpërthime të tjera. Bëhet e ditur se zjarrfikëset kanë shkuar 20-30 minuta me vonesë në vendngjarje. Shpresojmë që gjithçka të mbyllet pa njerëz të lënduar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT