Arratisja spektakolare e anëtarit të Bandës së Niklës/ Sharra për Edison Pulën mbërriti me dron?

Një dron mund të jetë bërë aleati i Edison Pulës për arratisjen nga burgu i Trevisos.

Mediat italiane shkruajnë se 27-vjeçari shqiptar, dyshohet se është ndihmuar nga një dron, i cili të ketë futur sharrën me të cilën ai sharroi hekurat e dritares së qelisë. Mediat italiane shkruajnë se drejtuesit e burgut tashmë janë të bindur: nuk kishte asgjë të improvizuar në arratisjen e të burgosurit të rrezikshëm.

Hetimet gjithsesi nuk përjashtojnë mundësinë që të ketë pasur bashkëpunim edhe nga brenda sistemit të sigurisë në burgun e Santa Bonës. Tashmë duket e vërtetuar se i burgosuri 27-vjeçar kishte bashkëpunëtorë të jashtëm, të cilët e ndihmuan të zhduket pa lënë gjurmë menjëherë pas arratisjes. Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga arratisja, tashmë italianët janë të bindur se Edison Pula fshihet në një vend të sigurt. Duke pritur që ujërat të qetësohen.

Por ka edhe një pistë tjetër që duhet sqaruar. Hetuesit kanë shpresë te një bashkëpunëtor – i burgosuri i tretë në qeli, që refuzoi të merrte pjesë në planin e arratisjes – i organizuar në qelinë e tij, në katin e parë të burgut në Treviso. Vetëm dy të burgosur sharruan hekurat e qelisë dhe pasi krijuan një boshllëk të mjaftueshëm për kalimin, lidhën çarçafët si litar dhe u ulën poshtë. Për të prerë hekurat ata përdorën një sharrë hekuri të thjeshtë. Dhe pyetja, në këtë pikë, është e qartë. Si hyri në burg një sharrë metalike? Do të ishte zbuluar nga sistemet e sigurisë. Për më tepër, nuk mund të kalonte fshehur brenda ëmbëlsirave apo pakove me veshje. Pra, si u fut brenda në burg? Sepse sharra e hekurit u gjet në këmbët e dritares, në qelinë nga e cila u arratis Pula. Dhe prandaj është e sigurt se ky ishte pikërisht instrumenti i përdorur nga dy të arratisurit, njëri u kap menjëherë nga roja që ishte në roje mëngjesin e arratisjes.

Në këtë drejtim po fiton ideja se sharra ka ardhur nga jashtë. Një dron mund ta ketë transportuar instrumentin e çmuar brenda burgut, ndoshta për ta hedhur në një cep të pavëzhguar nga kamerat. Aty do ta merrte edhe Edison Pula. Kjo do të thoshte që arratisja ishte planifikuar prej disa kohësh, se Pula bështetje në bashkëpunëtorë të jashtëm që garantonin dërgesën e “pakosë” dhe më pas do të bënin shumë përpjekje për ta transportuar dhe fshehur pas arratisjes. Do të thotë gjithashtu se do të kishte një kod të përdorur nga Pula dhe bashkëpunëtorët e tij për të komunikuar, duke shmangur kontrollet dhe inspektimet nga gardianët e burgut.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT