“Bashën lëreni të flejë”/ Bajram Begaj nën hetim nga SPAK, Rama: Nuk më bën aspak përshtypje

Kryeministri Edi Rama ka komentuar dhe lajmet se për Presidentin e ri të vendit, Bajram Begajn SPAK ka hapur një hetim.
Rama deklaroi se kjo gjë nuk i bën aspak përshtypje, ndërsa shtoi se nuk ka kërkuar kurrë të bëjë konsensus me të vdekur, duke iu referuar Berishës. Ai kishte dhe një ‘thumb’ për Lulzim Bashën, për të cilin tha se “Lëreni të flejë”.
“Nuk më bën asnjë përshtypje nëse ka një padi në SPAK për presidentin. Ajo që më vjen mirë dhe për të cilën jam këtu për të folur për këtë temë, është që kemi mundur ti japim shqiptarëve një shembull kuptimplotë se jemi me ta dhe për ta. Të tjerat do tregojë koha. Çdo ditë do të vlerësohet me rezultatet që do të arrijë. Ky është rezultati i një punë aspak të lehtë.
Nuk e kemi kërkuar kurrë e as nuk e kemi pritur që të kemi konsensus me të vdekurit, por me të gjallët, njërëzot që besojnë e punojnë tek ky vend. E kemi arritur plotësisht. Bashën lerëni të flejë.”-deklaroi Rama.