“Bastard i bllokmenëve”, Berisha “shpërthen” ndaj Ramës: Sa herë flas unë ai ia mbath…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në Kuvend për Bordet e Transparencës teksa tha se po u “nxijnë” jetën qytetarëve.

Berisha tha se kryeministri Edi Rama ka zgjedhur metoda komuniste për të përballur krizën, teksa nuk ka kursyer dhe fjalët ofenduese ndaj kreut të qeverisë.

“Një bastard i bllokmenëve e konfirmoi këtu krenarisht se më këtë metodë komuniste ka gjetur shpëtimin e qytetarëve. Unë e denoncojë këtë.  Janë si shushunja që po u pijë gjakun dhe po u nxijnë jetën, e po i fusin në depresion qytetarët.

Ai që ia mbathi se nuk rri dot këtu. Kjo zonja ( i drejtohet Nikollës) shkel rregulloren. Ai që ia mbathe tha se po bën heroizëm me energji. Mor zotëri ky vend nuk prodhon energji nga nafta, por e kanë nga burimet ujore. Ky vend prodhon 1 milon naftë në vit, ndërsa nafta këtu është ndër cmimet më të larta. Energjia është jo në proporcion, por është ndër më të lartat në Evropë” tha Berisha ndër të tjera.

Po ç’të drejtë ka ky të flasë  në emër të të vdekurve në Kosove në një akt të mirëfilltë çnjerëzor, të krahasojë viktimat e agresionit serb me viktimat e agresionit në Luftën e Dytë Botërore. Çfarë njeriu është ky? Ky bën gjithçka si skllav i Vuçicit. Mirë ai që është arkitekti i gjenocidit, po ky çfarë ka. Përse i kërkohet Kosovës të njihet Ballkani i Hapur. Kush e mban mend samitin e Novisadit dhe hartën që e paraqiste Kosovën pjesë të Serbisë.

Janë 1400 fëmijë të Kosovës, shpirtrat e të cilëve kërkojnë drejtësi. Ka gjet si ilaç sa flas unë ai ja mbath. Po kjo s’më pengon mua tja them në sy. Do ja them shesh më shesh rrugë më rrugë dhe gjithë Shqipëria do ngrihet në këmbë. Se nuk durohet më kjo gjë” tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT