Baze tregon pse Berisha u ndje i tradhëtuar nga Meta: Jo pse dekretoi shkarkimin e gjeneralit

Sali Berisha ndjehet i tradhëtuar nga Ilir Meta dhe i kompleksuar për izolimin që i kanë bërë tashmë jo vetëm ndërkombëtarët por edhe politika në vend, sipas gazetarit Mero Baze.
Gazetari Baze thotë në një shkrim të tijin të publikuar në gazetën Tema se Berisha është njderë i tradhëtuar nga Meta, jo pse dekretoi shkakrimin e gjeneralit Bajram Begaj, por se kreu i shtetit mund të kishte pasur informacion më herët për kandidaturën e tij.
“Sali Berisha duket që është ndjerë i tradhtuar nga Ilir Meta, jo pse dekretoi shkarkimin e gjeneralit, por se beson që Ilir Meta ka pasur informacione për kandidaturën para se të bëhej publik. Dhe kjo e bën Berishën të ndjehet tanimë i izoluar jo vetëm nga SHBA, Evropa, shumica në pushtet, por dhe aleati kryesor i tij”, shkrua Baze.
“Po ashtu opozita formale nën siglën e PD udhëhequr nga Alibej, u fut në këtë proces qysh në fillim e kompleksuar nga Sali Berisha. Sa herë bërtiste Berisha mos bisedoni me Edi Ramën ata tërhiqeshin dhe bënin propozime qesharake siç ishte negociata në transmetime live në televizion, si ato femrat e turpshme që kur dalin në takimin e parë duhet të marrin dhe mamanë me vete.
Dhe kompleksimi nga Berisha vazhdoi deri në fund, duke deklaruar bojkotin nga seanca nga frika se mos rridhte ndonjë votë dhe Berisha i akuzonte si bashkëpunëtorë.
Vetë Berisha po ashtu u kompleksua në fund nga gjesti i Ilir Metës dhe ndërsa dy orë më parë akuzonte Alibej pse bojkoton seancën, e bojkotoi vetë dhe atë”, thotë më tej Baze.