Begaj drejt Presidencës/ Zbulohet sa deputetë të PS kanë dhënë firmën për kandidaturën e tij si Kreu i ri i Shtetit

Socialistët e mbështetën Bajram Begajn me 37 firma. Mësohet se 37 firmat u morën në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të PS.

Kandidatura me firmat e deputetëve dorëzohet brenda orës 12:00 të së shtunës në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndërkohë në orën 16:00 mblidhet Komisioni i Ligjeve për verifikimin e pastërtisë së figurës së Bajram Begajt, 2 orë përpara se emri i tij t’i shkojë Kuvendit për votim.

Firmat e deputetëve të cilat nevojiten që më pas kandidatura e Presidentit të ri të dorëzohet në Kuvend, u mblodhën në grupin parlamentar të PS, paraditen e të shtunës.

Kryeministri Edi Rama tha se vota për kandidatin për President të ri të vendit, Bajram Begaj në Kuvend, pasditen e të shtunës, do të jetë unanime nga ana e Partisë Socialiste.

Lista e firmëtarëve

  • Edi Rama
  • Taulant Balla
  • Lindita Nikolla
  • Arben Ahmetaj
  • Xhemal Qefalija
  • Antoneta Dhimaj
  • Ilirjan Pendavinji
  • Rrahman Rraja
  • Niko Peleshi
  • Desantil Tahiraj
  • Kotiana Piro
  • Pandeli Majko
  • Petro Koçi
  • Bardhyl Kollçaku
  • Luan Duzha
  • Fadil Nasufi
  • Ismet Beqiraj
  • Tatjana Piro
  • Hatixhe Konomi
  • Elisa Spiropali
  • Ilir Ndraxhi
  • Klevis Xhoxhi
  • Eduard Ndreca
  • Denis Deliu
  • Klodjana Spahiu
  • Florenc Spaho
  • Edona Bilali
  • Etjen Xhafaj
  • Pranvera Resulaj
  • Arben Pellumbi
  • Ornaldo Rakipi
  • Jurgis Çyrbja
  • Niko Kuri
  • Vullnet Sina
  • Eduard Shalsi
  • Besjan Ajazi
  • Ajazi

(DOKUMENT) Çfarë vendimi mori Mimi Kodheli? PS dorëzon në

(DOKUMENT) Çfarë vendimi mori Mimi Kodheli? PS dorëzon në

(DOKUMENT) Çfarë vendimi mori Mimi Kodheli? PS dorëzon në

Begaj drejt Presidencës/ Zbulohet sa deputetë të PS kanë dhënë firmën për kandidaturën e tij si Kreu i ri i Shtetit

Begaj drejt Presidencës/ Zbulohet sa deputetë të PS kanë dhënë firmën për kandidaturën e tij si Kreu i ri i Shtetit

Begaj drejt Presidencës/ Zbulohet sa deputetë të PS kanë dhënë firmën për kandidaturën e tij si Kreu i ri i Shtetit

Ajo që bie në sy është se Begaj ka marrë të parën firmën e kryeministrit Edi Rama, kreut të Grupit të PS-së, Taulant Balla, kryeparlamentares, Lindita Nikolla dhe Arben Ahmetajt.

Ndërkohë që në listën me 37 emra bie në sy emri i Pandeli Majkos, ndërsa që mungon nënshkrimi i Mimi Kodhelit, e përfolur si kandidate e mundshme për postin e Presidentit.

Ndërkaq bie në sy se Bajram Begaj ka marrë mbështetjen edhe të deputetëve të akuzuar nga opozita, si Ornaldo Rakipit, Ilir Ndraxhit, Jurgis Çyrbja dhe Rrahman Rrajës etj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT