Bujar Nishani përcillet nesër për në banesën e fundit/ Qeveria shpall 2 qershorin ditë zie kombëtare

Qeveria ka shpallur ditën e nesërme, 2 qershorin si ditë zie kombëtare, për vdekjen e ish-presidentit Bujar nishani.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të ministrave është miratuar vendimi, teksa sot kanë nisur dhe homazhet për ish-kreun e shtetit në ambientet e godinës së Presidencës.

Trupi i Nishanit mbërriti ditën e sotme në atdhe, pasi ai humbi jetën në një spital në Berlin, ndërsa nesër në orën 12:00 ai do të dërgohet në banesën e fundit, në varrezat e sharrës. Këshilli i ministrave ka caktuar gjithashtu se shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit të përballohen nga buxheti i miratuar për Kryeministrinë për vitin 2022.

Vendimi i Këshillit të Ministrave

Back to top button
LAJMET E FUNDIT