Bullgaria e kritikoi/ Rama “nuk ia përton”: Edhe unë kam një problem me ta, hiqni veton ose…

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pa humbur kohë deklaratës së ministrisë së Jashtme bullgare.

Kujtojmë se pak më herët Ministria e Jashtëme bullgare i kërkon që të marrë parasysh mënyrën e të shprehurit kryeministrit Edi Rama.

Rama nëpërmjet një postimi në Twitter shprehet se njësoj siç ka Bullgari problem me mënyrën e tij të të shprehurit, edhe kryeministri ka problem me mënyrën se si i trajton Bullgaria çështjet bilaterale.

“Oh! Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka një problem me mënyrën time të të folurit! Mjaft e drejtë. Edhe unë kam një problem me mënyrën se si Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet biletarale duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për rrëmbimin e dy vendeve të NATO-s! Miq të lehtë: Hiqni VETO-n ose duroni me mua!”- shkruan Rama

Back to top button
LAJMET E FUNDIT