Bullgaria heq veton, “tërhiqet” Rama: Do marrim pjesë në Këshillin e BE, do dëgjoni për ne…

Kryeministri Edi Rama thotë se do të marrë pjesë në Samitin e BE-së, edhe pse një ditë më parë paralajmëroi të kundërtën.
“Do të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE.
Nuk do ketë shumë për të dëgjuar për ne, por do kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të ri Politik Europian që ne mbështesim, për Ballkanin e Hapur që çdo përpara frymën e Europës. Sapo dëgjova që diçka po lëviz sot në Bullgari.
Është shumë herët për të qenë optimist dhe shumë pak për të ndryshuar pjesën e fjalimit të nesërm ku Bullgaria kritikohet si shtet që ka rrëmbyer dy vende të NATO-s, ndërkohë që në kufirin e Europës ka një luftë të nxehtë”, ka shkruar kryeministri Rama në Twitter.