Çfarë do ndodhë nëse Gjykata rrëzon statutin e Berishës? Ja si përgjigjet Luçiano Boçi

Partia Demokratike vazhdon të jetë e përçarë, teksa pritet vendimi i Gjykatës së Apelit për animimin e bërë nga Enkelejd Alibeaj, në lidhje me vendimin e mëparshëm që njohu ndryshimet statutore të bëra nga Komisioni i rithemelimit.

I ftuar në “Top Talk” në Top Channel, deputeti Luçiano Boçi deklaroi se rithemelimi nuk do të njohë asnjë vendim të Gjykatës, që sipas tij do të bjerë ndesh me vullnetin e demokratëve.

“Partitë politike janë bashkim vullnetesh të lira njerëzish dhe kanë koperturën juridike që rregullohet nëpërmjet statutit. Anëtarët e Partisë janë ata që vendosin në lidhje me partinë. Nëse vendosin të shpërndahen, shpërndahen dhe janë ata që zgjedhin liderin e strukturat.

Nuk kam aspak besim tek gjykata në lidhje me këtë çështje. Një punë e nisur keq vazhdon keq dhe mbaron keq. Mënyra e ankimimit është anti-ligjore dhe një ankimim anti-ligjor do të shqyrtohet në mënyrë të tillë dhe do të përfundojë në mënyrë anti-ligjore.

Gjërat e tjera i dimë, edhe mënyrën se si është trysnuar dhe menaxhuar procesi i ankimimit për të mbajtur partinë pas një status të përcaktuar mirë, sepse kemi para betejat për zgjedhjet lokale.

Pjesa e shpresës për të vazhduar mirë nuk ekziston. Nëse vendimet i shohim nga ana ligjore, vendimi është kthim shqyrtimi, apeli vendos që të shqyrtohet edhe një herë. Është strategjia për ta mbajtur në ngërçe juridike partinë demokratike që zëri i saj të sfumohet dhe që vëmendja e publikut të jetë I përqëndruar në këto gjerat e brendshme.

Jemi në kërkim të bashkimit dhe jo thjesht atij simbolik por te bazës së partisë. Ajo çfarë shkaktoi këtë situatë ishte mungesa e besimit dhe diferenca mes bazës së partisë dhe lidershipit u thellua shumë.”- u shpreh Boçi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT