Çfarë ndodhi brenda Kryesisë së PS/ Kush ishin 5 emrat e fundit që u diskutuan për President

Bajram Begaj është emri që vendosi kryesia e PS ditën e djeshme për të zgjedhur si Kreu i Shtetit. Ky emër mëngjesin e sotëm do t’i paraqitet Grupit Parlamentar.

Pati diskutime për të arritur deri tek ky emër, kur në fakt në tavolinë ishin 20 alternativa,m es të tjerësh edhe: Shefi i Shtabit, Bajram Begaj, hartuesi i reformën në drejtësi, Ardian Dvorani, ish-kryeprokurorja Ina Rama, historiani i njohur Pëllumb Xhufi dhe ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu.

Mes diskutimesh lista u pakësua në 15 dhe pak me vone në 10 emra. Kur kane mbetur 5 emra, te paret qe jane diskutuar dhe rrezuar ishin ish ministrja Bregu dhe kandidatura e Xhufit.

Në mbledhje ka pasur diskutimi për tre emrat e tjerë. Pjesëmarrës në mbledhje thonë se deri gjysmë ore para se Rama t’i drejtohej mediave, kandidati favorit ka qenë Ardian Dvorani.

Ardian Dvorani ka qenë shumë afër përzgjedhjes, por tezat kundër tij ishte fakti se ai kishte kaluar gjithë kualifikimet për sistemin e drejtësisë dhe për këtë arsyeje i duhej sistemit.

Pak përpara tij kishte rëne edhe emri i Ina Ramës, duke lenë kështu të vetëm Bajram Begajn, i cili do t’i nënshtrohet nesër votës në Kuvend për t’u bërë presidenti i tretë me karrierë ushtarake i vendit që nga viti 1991.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT