Çfarë po ndodh? VIDEO e avionit rus që kapet “mat” afër hapësirës ajrore të NATO-s

Një avion luftarak rus është kapur të fluturojë shumë pranë hapësirës ajrore të NATO-s në Baltik.

BBC ka publikuar pamje të cilat i ka kapur avioni ushtarak i NATO-s,  ku shfaqin aeroplanin e zbulimit rus.

Një pilot çek gjatë ushtrimeve të rregullta ka hasur në aeroplanin rus dhe ka ndarë imazhe nga kabina e tij. Avionët e aleancës kanë fluturuar duke ia ndërprerë rrugën për më afër.

Marrëdhëniet mes NATO-s dhe Rusisë janë përkeqësuar që kur Moska pushtoi Ukrainën në shkurt dhe ekziston frika se një gabim në ajër mund të çojë në një përshkallëzim të rrezikshëm.

Kliko këtu për të parë videon

Back to top button
LAJMET E FUNDIT