Çmimet e larta të karburanteve / Berisha: Anëtarët e Bordit të japin dorëheqjen!

Ish kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me gazetarët.

Gjatë fjalës së tij Berisha ka folur për rritjen e çmimit të karburantit në vend. Ai kërkoi ndërprerjen e veprimtarisë së anëtarëve të bordit të Transprencës.

“Bordet antikushteutese janë shndërruar në megashushunjat e Ramës të cilat po vjedhin, plackisin, grabisin, cdo ditë qytetarët shqiptarë.
Mjafton tu rikujtoj se cmimi i naftës dje në Maqedoni e Veriut ishte 185 lekë, kundrejt 250 lekë në Shqipëri.

Çmim i tillë nafte nuk ekziston kund në Evropë dhe botë, përvecse në cifligun e Ramës që shpiku këtë mekanizëm duke dhunuar kushtetutën, ligjet natyrale të tregut, për të plackitur qytetarët e vet bashkë me klientelën e tij. Të dhënat e politikave që ndoqi Rama ndaj shqiptarëve janë tepër alarmante.

Shqipëria nuk mund të ketë e asnjë vend i lirë s’mund të ketë borde që të kontrollojnë tregun për llogari të qeverisë.
Kërkoj ndërprerjen urgjente të veprimtarisë së tyre. U bëj thirrje anëtarëve të bordit të japin dorëheqjen menjëherë. Të mos shndërrohen në një vegël anti kushtetuese të një qeverie që është organizatë kriminale”, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT