Data dhe vendi/ Ja kur do të mbahet mbledhja e radhës mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës do të zhvillojnë ditën e hënë mbledhjen e radhës të përbashkët.
Kryeministri njofton se mbledhja e përbashkët e dy qeverive do të zhvillohet më 20 qershor, në Prishtinë.
“Ditën e hënë, datë 20 qershor, do të zhvillohet mbledhja e përbashkët mes dy qeverive Shqipëri – Kosovë (në Prishtinë)”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
Në muajin nëntor të vitit 2021, u mbajt mbledhja e parë ku Shqipëria dhe Kosova nënshkruan 13 marrëveshje të reja në qytetin e Elbasanit.