DETAJE/ Bie rrufeja dhe merr flakë banesa, ndërron jetë burri në Malësinë e Madhe (EMRI)

Një banesë është goditur nga rrufeja pasditen e sotme në fshatin Dedej, Malësi e Madhe.
Burime bëjnë me dije se si pasojë e shkarkesës elektrike, shtëpia ka marrë zjarr, i cili është përhapur me shpejtësi në banesë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi, Arben Ivanaj.
Ky i fundit u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk u mbijetoi dot plagëve të marra. Mësohet se viktima po qëndronte në banesën e komshiut të tij, kur banesa u godit nga rrufeja.
Grupi hetimor i policisë ka mbëritur në vendngjarje, si dhe forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Malësi e Madhe/ Informacion paraprak:
Më datë 09.06.2022, në orën 13:15, në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, dyshohet se për shkak të goditjes së rrufesë është krijuar shkëndijë elektrike në banesën e shtetasit P. Ç. 63 vjeç. Për pasojë është djegur pjesërisht banesa, si dhe ka pësuar djegie në trup, shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, që po qëndronte në këtë banesë, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.