‘Distancë kilometrike’ me Ramën, Osmani publikon foton ku është ‘fshirë’ kryeministri i Shqipërisë!

Kjo foto e publikuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, nga takimi që u zhvillua dje në Selanik mes liderëve të 12 vendeve, ka rënë në sy për kontentin e saj teksa ka shkaktuar reagime të shumta.
Bëhet me dije se kjo foto është shkrepur nga darka zyrtare dhe ‘largësia kilometrike’ mes kryetares së shtetit të Kosovës dhe Kryeministrit të Shqipërisë Rama është e dukshme. Ndërkohë që Osmani në foton e publikuar e ka ‘prerë’ Kryeministrin e Shqipërisë nga fotoja, i cili duket në cep të tryezës.
Marrëdhënia e drejtuesve të Kosovës, Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit, me Edi Ramën, nuk është e mirë, dhe kjo tashmë nuk është një gjë e re, por duke se ata nuk e fshehin pakënaqësinë ndaj njëri-tjetrit, edhe në prani të të tjerëve, kur ndodhen në takime ndërkombëtare.
Nuk dihet nëse kjo ka qenë një shkrepje rastësore dhe e keqinterpretuar apo vërtetë marrëdhëniet politike mes palëve janë jo të mira, megjithatë kjo ju ngelet ju ta gjykoni.