“Dje ra qeveria…”/ Rama në Kuvend: Kemi çmimet më të larta të karburanit, një bord komunist…

Bord Komunist, kështu e ka cilësuar Kryeministri Edi Rama Bordin e Transparencës që përcakton çmimet e karburanteve në vend.

Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare, Rama pranoi ndër të tjera se Shqipëria ka çmimin më të lartë të karburantit në rajon, megjithatë shtoi se vazhdimi i punës së Bordit është i nevojshëm.

“Dje ra qeveria në Bullgari. Njëra ishte për pengmarrjen e Maqedonisë për integrimin. E dyta ishte se Bullgaria nuk ka më lek. Kjo ishte pjesa e dytë e fjalisë. E pra, situata është kudo dramatike. Nëse doni politikë këtu, bëjeni por nëse doni kontribut hajde bëjeni. Ama mos thuaj që ne vëmë tavan çmimin më të lartë. Ne nuk vëmë tavan të lartë tek karburanti. Vihet një tavan mbi të cilin nuk mund të shkojë. Gjithkush mund të vendos për më pak. Ne nuk jemi komunizëm por ekonomi tregu. Kemi një bord komunist. 100% Bord Komunist. Është shumë jashtë normale. Por na duhet.

S’mund të hyjë shteti të kontrollojë çmimet me dhunë në një ekonomi tregu, por ai Bord për këtë fazë ka një meritë dhe ajo është që vendos një tavan mbi të cilin të tjerët nuk mund të shkojnë, pastaj llogaritë me laps dhe letër mund t’i bëjë cilido. Çmimi i naftës dihet pse është më i lartë se në rajon, ëndrra për çmime qeveria në një ekonomi tregu dhe në një kohë lufte mund të bëhen për politikë , por nuk kanë lidhje me realitetin”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT