E FUNDIT/ Arratisen 3 shqiptarë nga burgu i Trevisos në Itali

Mediat italiane raportojnë se tre shqiptarë janë arratisur nga burgu i Trevisos.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5:00 të ditës së djeshme. Dy prej tyre janë kapur menjëherë nga policia e burgjeve.

Lajmin e ka bërë të ditur Gennarino De Fazio, Sekretar i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve Uilpa.

I arratisuri, 27 vjeç ishte ndalur me një urdhër-arresti evropian për tentativë vrasje, grabitje, posedim eksplozivi dhe krime të tjera të trafikut të drogës, të gjitha të kryera jashtë Italisë./abcnews.al/

Back to top button
LAJMET E FUNDIT