E FUNDIT/ Atentat në Tiranë! Shpërthen në lëvizje automjeti, në gjendje të rëndë drejtuesi

Një automjet në lëvizje ka shpërthyer këtë të Shtunë në aksin Sauk-Teg, në periferi të kryeqytetit. Për pasojë drejtuesi i automjetit është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia e Shtetit dyshon se shpërthimi ka ardhur si rezultat i një mase lënde eksplozivi, të vendosur ne mjet.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, zjarrfikëses dhe autoambulanca.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 11.06.2022, në orën 13:35, në afërsi të TEG-ut, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. S., 27 vjeç, ka shpërthyer, dyshohet nga lëndë eksplozive.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.