E FUNDIT/ Policia Kriminale ‘blindon’ rrugët e Tiranës, kontrolle të befasishme për persona të armatosur dhe në kërkim (FOTO)

Efektivë të Policisë së Shtetit kanë nisur mbrëmjen e sotme kontrolle të befasishme në rrugët e Tiranës. Në terren kanë dalë Forcat e Posaçme “Shqiponja”, Forcat Operacionale, Policia Kriminale, Patrulla e Përgjithshme dhe Policia Rrugore.

Kontrollet janë bazuar kryesisht për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Efektivët e Policisë prej mbrëmjes së sotme janë për kontrolle në të gjithë qarkun, jo vetëm në kryeqytet.

Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, Policia po kontrollon edhe për persona që qarkullojnë me automjete me xhama të zinj të pacertifikuar apo që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit, në gjendje të dehur ose nën efektin e drogave.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT