E PAPRITUR/ Vladimir Putin “gjen kohë” të urojë ish-ushtarakun shqiptar për postin e lartë

Presidenti i sapozgjedhur i Shqipërisë ka marrë sot urimin e rëndësishëm për zgjedhjen e tij në krye të shtetit shqiptar.
Urimi ka ardhur pikërisht nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
“Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, i ka përcjellë urime z.Bajram Begaj për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe i uroi shëndet dhe suksese në detyrën e tij më të lartë shtetërore”, thuhet në postimin e ambasadës ruse në Tiranë.