E RËNDË/ Rrufetë shkaktojnë tragjedi, vdes një person në Malësi të Madhe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Malësinë e Madhe. Raportohet se një person ka humbur jetën, pasi është goditur nga rrufeja.

Si pasojë e shkarkesave elektrike dhe rrufeve në fshatin Dedaj, Njësisë Administrative Shkrel, ka humbur jetën një person, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije.

Theksojmë se prej dy ditësh vendi ynë është përfshirë  nga mot i keq dhe me reshje të dendura, të shoqëruara herë pas herë me rrufe dhe vetëtima.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT