Era e fortë riaktivizon vatrat e zjarrit në ishullin e Sazanit

Era e fortë në ishullin e Sazanit ka riaktivizuar disa vatra të vogla zjarri të cilat prej ditësh po mbahen nën monitorim nga forcat zjarrfikëse.
Burime për mediat bëjnë me dije se si pasojë e erërave të forta të cilët kanë pushtuar vendin gjatë ditës së sotme kanë marrë flakë trungjet që kanë pasur nxehtësi.
Për momentin situata është nën monitorim, ndërkohë dhjetra forca të zjarrfikëses ndodhen në vendin e ngjarjes për neutralizimin e vatrave.