Firmosi nga Stambolli dekretin për Begajn, Meta i përgjigjet për herë të parë Berishës: Nëse ka ndonjë njeri që në këto 30 vite…!

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me pretendimet e ish-kryeministrit Sali Berisha për firmosjen e dekretit për Bajram Begajn nga Stambolli.

Ai tha se është njeriu që ka qëndruar koherent me kushtetën më shumë se kushdo tjetër në këto 30 vite.

“Se çfarë thotë zoti Berisha është e drejtë e tij. Nëse ka ndonjë njeri në këtë tokë më koherent me kushtetutën. Më falni për mungesën e modestisë, por ai është vetëm Ilir Meta.

Ku është e shprehur kjo që firmoset jashtë territorit? Presidenti përgjigjet për zbatimin e kushtetutës së Shqipërisë”, tha Meta në Syri Tv./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT