Fotolajm/ Me “look” të kuruar dhe plot ngjyra, momente nga “parada” e ministrave dhe deputetëve para seancës

Momente pikante janë fokusuar nga fotografët pak para nisjes së seancës plenare të Kuvendit, të mbajtur ditën e sotme.
LSA ka publikuar disa foto ku shihen ministra dhe deputetë teksa bëjnë ‘paradën’ e tyre të së enjtes, ndërsa janë kujdesur deri në detaje për look-un e tyre.
Një prej momenteve pikante është ai ku shihet ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhe duke qeshur. Ndërkohë, një tjetër moment është dhe gjesti xhentil i ministrit Bledi Çuçi me kolegen e tij, ministren Mirela Kumbaro.