Gazetarja ngre ALARMIN: Në Shqipëri po shitet drogë sintetike, 400 kokrra ekstazi u kapën javën e parë në Dhërmi

Gazetarja Anila Hoxha ka thënë se në Shqipëri po tregtohet edhe drogë sintetike. Ajo zbuloi  për “Top Talk” kapjen e një sasie prej 400 kokrrash ekstazi një javë më parë.

Hoxha bëri të ditur një rast të zbuluar një javë më parë, i cili nuk është bërë publik pasi është ende nën hetim, ku tre kosovarë u kapën me 400 kokrra ekstazi gati për shitje në zonën e Dhërmiut.Ajo u shpreh se nuk dihet ende nga mund të vijë kjo drogë apo kush e importon atë në vendin tonë.

“Rezulton edhe një fenomen tjetër, ekstazia. Ka filluar të përdoret shumë, droga sintetike.Rasti më i fundit i zbuluar me gati 400 kokrra ekstazi ishte javën e kaluar në zonën e Dhërmiut, u kapën tre persona nga Kosova që e shpërndanin. Rasti është ende në hetim nuk është bërë publik. Nuk ka pasur ende një rast konkret që të zbulohet nga vjen ekstazia apo kush e sjell atë në Shqipëri”, tha Anila Hoxha.

(Drogërat sintetike janë lëndë narkotike që prodhohen nga vetë njeriu dhe kanë përbërje kimike dhe shpesh quhen K2. Ajo konsumohet përmes pirjes së duhanit, edhe pse kohët e fundit në SHBA dhe Britani është konsumuar edhe në formë të lëngshme).

Back to top button
LAJMET E FUNDIT