Greqia dhe Turqia në prag lufte?! Tensionet gjithmonë në rritje, reagon edhe NATO

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka reaguar në lidhje më tensionet mes Greqisë dhe Turqisë, duke u bërë thirrje të dy vendeve që të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre në Egje.

Në një intervistë, Stoltenberg ka nënvizuar rolin pozitiv të Greqisë në krizën aktuale në Ukrainë dhe Evropë, duke e cilësuar atë si një shtyllë stabiliteti dhe një aleat të besueshëm të NATO-s, shkruajnë mediat greke.

Sa i përket mosmarrëveshjeve greko-turke, ai rekomandon që palët të dialogojnë, por në të njëjtën kohë paralajmëron se në rrethanat e vështira aktuale nuk duhet të bëjnë deklarata apo veprime provokuese. Po ashtu theksoi gjetjen e një zgjidhjeje për anëtarësimin e menjëhershëm.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT