Greqia gati për luftë/ Paralajmëron gjenerali helen: Ja kur do na sulmojë Turqia

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë nuk kanë qenë kurrë normale, por kohët e fundit tensionet janë shtuar akoma më shumë.

Në mediat e të dyja vendeve vijon retorika për sovranitetin e ishujve grekë përballë tokës turke, ndërsa krekat e shteteve vijojnë të përmendin Traktatin e Lozoanës, i cili deklaron se në këto ishuj nuk duhen vendosur asnjë forcë ushtarake.

Në shtetin helen megjithatë, duket se po përgatiten për më të keqen, një përballje të armatosur, që do të hapte një tjetër front lufte në Evropë, pas atij mes Ukrainës dhe Rusisë.

Gjeneral Majori grek Lambros Tzoumis tha se Turqia ka planifikuar një përballje ushtarake me Greqinë dhe kjo sipas tij mund të ndodhë deri në vitin 2023, kur edhe do të zhvillohen zgjedhjet elektorale në këtë shtet.

“Ata kërkojnë negociata, por ne nuk mund të ulemi në tavolinë dhe të negociojmë sovranitetin e ishujve tanë. Këto janë kërkesa absurd. Ata janë duke përgatitur një përplasje ushtarake dhe unë mendoj se do të ndodhë deri në vitin 2023, kohën e saktë nuk mund ta themi”, tha ai duke shtuar se ushtria greke nuk i frikësohet Turqisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT