Gruas i bie të fikët gjatë ceremonisë në Tiranë, garda norvegjeze bën veprimin e papritur (FOTO)

Teksa dje në bulevardin e “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë mbahej ceremonia e gardës mbretërore të Norvegjisë në bashkëpunim me Orkestrën Frymore të FA në vendin tonë, ka ndodhur një ngjarje e papritur.
Kur mbahej ceremonia, një grua ka humbur ndjenjat pasi ka pësuar gjendje të fikëti. Por garda novergjeze është bërë mburojë përreth saj, teksa ajo merrte ndihmën e parë mjekësore, për të shmangur sytë kureshtarë.
Performanca e mbajtur një ditë më parë u ndoq nga qindra qytetarë në rrugët e kryeqytetit.
Së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe ambasadorë të vendeve të huaj, i pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai theksoi se prezenca e Gardës së Norvegjisë është një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërmjet 1000 eventeve që po zhvillohen në kuadër të Tiranës Kryeqytet Europian i Rinisë