Humbja e kombëtares përballë Izraelit/ Shakohoxha u vë emra fajtorëve: Dështimi vjen nga Reja dhe FSHF

Humbjen e djeshme të kombëtares së Shqipërisë përballë Izraelit me përmbysje rezultati në kuadër të grupeve të National Leauge, duket se nuk e ka gëlltitur gazetari sportiv Dritan Shakohoxha.
Për këtë humbje, ai fajtorë bën trajnerin italian Edi Reja dhe Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF).
Kjo pasi sipas tij cilësia nuk mungon në radhët e kombëtares shqiptare. Më tej ai ka edhe një vlerësim për tifozët kuq e zi, ku në një status në instagram gazetari shkruan se ata shkëlqyen edhe mbrëmjen e djeshme.
“Te kesh skuader me kaq shume talente eshte FAT ( 9 nga 11 qe ishin ne fushe kane lindur jashte Shqiperise) , te deshtosh eshte FSHF & REJA . Te pakten @tifozatkuqezi qe drejtohen nga SHQIPTAR shkelqyen edhe sonte. Ndoshta edhe skuadres i vjen shpejt momenti te kete nje trainer Shqiptar,” shkruan Shakohoxha.