Hyri në det por nuk doli më, zhduket 74-vjeçari polak në Sarandë

Një turiste polake është paraqitur mbrëmjen e sotme në policinë e Sarandës ku ka denoncuar për zhdukjen e të afërit të saj, shtetasit polat me ininciale Z.K, 74 vjeç.
Sipas njoftimit të policisë mësohet se shtetësja D.R, 29 vjeç ka kallëzuar se sot, rreth orës 10:30, shtetasi polak Z. K., 74 vjeç, është futur në det, në Ksamil, Sarandë dhe nuk ka dalë akoma.
Ndërkohë, shërbimet e policisë vijojnë kërkimet për gjetjen e 74 vjeçarit.
Njoftimi i plotë:
Më datë 27.06.2021, rreth orës 20:00, në Komisariatin e Policisë Sarandë, është paraqitur shtetasja polake D. R., 29 vjeçe, e cila ka kallëzuar se sot, rreth orës 10:30, shtetasi polak Z. K., 74 vjeç, është futur në det, në Ksamil, Sarandë dhe nuk ka dalë akoma.
Shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit Z. K.