I recitonte Enver Hoxhës/ Kryemadhi bëhet nostalgjike, poston foto të saj kur ishte e vogël

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi për 1 qershorin është bërë nostalgjike për fëmijërinë e sajd he ka publikuar edhe një foto, teksa ka qenë në Kopësht, teksa recitonte vjershën e dedikuar për Enver Hoxhën.

“Ne jemi lule të bukura të nënës Shqipëri! Partia, xhaxhi Enver na ka gjithnjë në gji”  shkruhet mbi foton e publikuar nga Kryemadhi.

Ajo ka gjetur që në këtë ditë të kujtojë edukatoret e saj.

“Ja dhe unë duke recituar, në 1 Qershor 1978. Me respekt për edukatore Dianën, Engjëllushën, Melitën dhe të gjithë personelin e Kopështit nr.9 në Tiranë.  Foto e marrë nga Revista Yllka”, shkruan Kryemadhi./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT