“Isha e bindur se Mateo ishte përdhunuara para se të vritej”/ Ina Kollçka ka një mesazh të fortë për prindërit e djemve

Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet për vrasjen makabre të 8-vjeçarit Mateo nga Klodian Çalamani.
Ngjarja e rëndë që tronditi opinioni ndodhi në 16.11.2021, ndërsa tashmë Prokuroria ka vërtetuar se Çalamani e ka përdhunuar të miturin përpara se ta vriste.
Pas aktit ai e ka vrarë të miturin duke e qëlluar me sende të forta si kazmë dhe lopatë.
Kjo temë u ridiskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku në një lidhje të drejtpërdrejtë ishte Ina Kollçaku. Kjo e fundit në momentin që ka ndodhur ngjarja e rëndë, është shprehur se nuk duhet lënë pas dore fakti se “Çalamani mund ta ketë përdhunuar Mateon”.
“Isha e bindur se Mateo ishte përdhunuar para se të vritej”, tha Ina, e cila gijithashtu ka dhënë edhe një mesazh të rëndësishëm për të gjithë prindërit, sidomos atyre të djemve.
“Janë shumë djem të mitur që përdhunohen. Të mjaftojë vetëm denoncimi, se nëse themi nuk ka akt, ne duhet të presim që të ndodhë akti për të pasur dënim.
Ajo që dua të vë fokusin, unë dua tu them familjarëve që djemtë nuk janë imun ndaj përdhunimeve. Prindërit e vajzave janë më të kujdesshëm, kurse prindërit e djemve kanë një lloj sigurie. Prindërit nuk duhet të jenë neglizhent”, tha Ina.